Luana Vjollca në izolim: Duart plagë nga larja e shpeshtë

Mediale Vip

Luana Vjollca në izolim: Duart plagë nga larja e shpeshtë

Më: 21 mars 2020 Në ora: 06:47
Luana Vjollca

E mbyllur këto ditë në shtëpi është edhe Luana Vjollca. Duke respektuar rregullat, ajo duket se po e kalon këtë pushim thuajse si gjithë të tjerët.

Moderatorja ka folur ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” duke treguar se si po i kalon këto ditë. Në një intervistë në kushte shtëpie, Luana tha se i ka bërë duart plagë nga larja e shpeshtë dhe se gjatë gjithë kohës pastron.

Puna më e shpeshtë që ajo ka bërë këto ditë ka qenë larja e enëve, por pa lënë pas edhe gjërat e tjera. Luana tha se gjatë këtyre ditëve që ka qëndruar e mbyllur e ka marrë malli për të ëmën dhe Marinën, të cilat nuk i ka takuar prej ditësh.

Kujtojmë se ditën e djeshme, moderatorja publikoi këngën e saj më të re me titull “Pa panik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat