Daniel Craig nuk do ua lë fëmijëve pasurinë prej 125 milionë funtash

Mediale Vip

Daniel Craig nuk do ua lë fëmijëve pasurinë prej 125 milionë funtash

Më: 21 mars 2020 Në ora: 11:10
Daniel Craig

Ylli i 007, Daniel Craig insiston se ai nuk do t’ua lë pasurinë 125 milionë funta fëmijëve të tij.

Daniel Craig ka këmbëngulur që ai nuk do të japë asnjë qindarkë të pasurisë së tij prej 125 milion funta fëmijëve të tij sepse ai beson se trashëgimia është e keqe, shkruan DailyMail.

Aktori James Bond, 52 vjeç, zbuloi se ‘filozofia e tij është ta heqësh qafe atë para se të vdesësh’ dhe thotë se ai nuk ka në plan të kalojë pasurinë e tij te vajza e tij, përfshirë këtu edhe dy vjeçarin që ai e ka me gruan Rachel Weisz, 50 vjeçe.

Në një intervistë të re, ylli i 007, tha: ‘Nuk dua të lë shuma të mëdha për gjeneratën e ardhshme’, pas raportimeve se fitoi 18 milionë me filmin e tij të fundit James Bond “No Time to Die”.

Duke folur për revistën Saga, ai vazhdoi: ‘Unë mendoj se trashëgimia është mjaft e keqe. Filozofia ime është që të shpëtoj prej saj ose ta heq para se të vdes. ‘

Daniel është baba i vajzës Ella, 28 vjeç, të cilën e ka  me ish-gruan Fiona Loudon, 51 vjeçe, dhe një fëmijë, emri i të cilit nuk është konfirmuar me partneren aktuale, Rachel.

Aktori tha se nuk ka ëndërruar kurrë ta luaj Bondin si aktor i ri.

“Unë ëndërroja të isha të gjitha llojet e roleve të tjera – Supermeni, Spider-Man, The invisible Man, madje edhe një kauboj i mirë i modës së vjetër”, tha ai.

Premiera e filmit “No Time to Die” është shtyrë për muajin nëntor, pas gjendjes së krijuar nga shpërthimi i koronavirusit.

Daniel ka konfirmuar se Bond do të jetë filmi i tij i fundit i këtij lloji, më parë ai ka luajtur në Casino Royale, Quantum of Solace, Skyfall dhe Spectre.

Aktori i Hollivudit, Daniel bëri debutimin e tij në listën e ” Sunday Times Rich List” në 2018 pasi fitoi një pasuri prej 125 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat