Kjo është gjendja shëndetësore e Muhamet Sejdiut dhe bashkëshortes së tij

Mediale Vip

Kjo është gjendja shëndetësore e Muhamet Sejdiut dhe bashkëshortes së tij

Më: 22 mars 2020 Në ora: 19:49
Muhamet Sejdiu

Këngëtari Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij ndodhen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Këngëtari Muhamet Sejdiu së bashku me gruan e tij janë infektuar me koronavirus.

Çifti ndodhen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast ai ka folur gjatë një lidhje direkte në “1kafe prej shpisë’.

Muhameti ka treguar se gjendja e tij shëndetësore dhe e bashkëshortes së tij për momentin është e mirë, mirëpo këngëtari thotë se ka humbur paksa peshë shkak interapisë.

”Jom ardh në infektivë bashë me shoqen time i kemi bo analizat. Insistimi i mjekëve ka qenë me qëndru në infektivë. Është smundje shumë interesant. Kam ndejt me njerz edhe koleg të mi, kemi qenë me daten 13 me një ditelindje. Të gjithë këngëtarët me të cilët kam këndu janë dal negativ. Bashkëshortja është shumë ma mirë”, u shpreh ai duke përshëndetje mjekët kujdesin e të cilëve e vlerëson shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat