Anisa Ismajli qanë si fëmijë: Këta politikanë nuk janë në tokë të bukës

Mediale Vip

Anisa Ismajli qanë si fëmijë: Këta politikanë nuk janë në tokë të bukës

Më: 24 mars 2020 Në ora: 08:31
Anisa Ismajli

Aktorja Anisa Ismajli po i përjeton rëndë mosmarrëveshjet e politikës për menaxhimin e krizës me coronavirusin.

Ajo përmes një video dërguar në portalin KultPlus, e ku flet gjatë gjithë kohës duke qajtur, thotë se nuk e kupton politikën, se si po vepron kështu edhe në këto momente kur nga vendimet e tyre varën jetët e 2 milionë njerëzve.

“Kush na ka mallku deri në këtë masë. Kjo kastë politike nuk është në tokë të bukës. Po do me më dalë zemra prej vendit”, ishin fjalët e aktroes.

Kjo deklaratë vjen si pasojë e mosvarrveshjeve të fundit mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrtit Albin Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat