Drake ka mbajtur djalin e tij të fshehur nga mediat deri më sot.
Drake ka ndarë me fansat e tij fotografinë e parë e djalit të tij 2-vjeçar, Adonis Graham.
Autori i hitit ‘Gods plan’ ka publikuar një shkrim emocionues në profilin e tij në Instagram ku i mbushur me mall thotë mezi pret takimin me familjarët dhe shokët e tij.
“Ajo që është më e rëndësishmja për ju tani është që të lidheni me dritën tuaj të brendshme,” ai paraqiti një seri fotografish të të dashurve të tij, duke përfshirë këtu edhe të birin e tij kaçurrel.