Rihanna do të bëjë fëmijë në vitet e ardhshme me ose pa një burrë. Këngëtarja 32-vjeçare, e cila aktualisht është duke punuar për albumin e saj të shumëpritur, tregoi dëshirën për tu bërë nënë në një intervistë të fundit.
Për British Vogue, Rihanna u shpreh: “E vetmja gjë që na duhet për të rritur një fëmijë është dashuria.”
E pyetur se ku e sheh veten në 10 vjet, këngëtarja u përgjigj: “Unë do të kem fëmijë, tre ose katër.”
Ylli i muzikës dhe biznesmenja, rapotohet se u nda nga i dashuri i saj prej disa vitesh, biznesmeni saudit Hassan Jameel, në fillim të këtij viti.
Ndaj ajo tregoi se planifikon të bëjë fëmijë edhe nuk takon kurrë një burrë të përshtatshëm: “Shoqëria të bën të mendosh sikur po bën diçka të gabuar. Të nënvlerësojnë ty si nënë nëse nuk ka baba në jetën e fëmijëve tuaj. Por e vetmja gjë që ka rëndësi është lumturia, kjo është e vetmja marrëdhënie e shëndetshme midis një prindi dhe një fëmije. Kjo është e vetmja gjë që mund të rrisë një fëmijë, është dashuria e vërtetë.”
Rihanna gjithashtu foli për albumin e saj të rradhës në intervistë. Kanë kaluar katër vite që nga albumi i saj i fundit “Anti”.
Dhe ajo po punon shumë për të sjellë albumin e nëntë.
“Nuk mund të them kur do të dalë, por po punoj shumë. Nuk dua që albumet e mia të prekin një temë. Nuk ka rregulla, forma, nuk ka asgjë. Ka thjesht muzikë të mirë, nëse e ndjej e publikoj,”- u shpreh këngëtarja.