Babai i Rihannës del pozitiv me COVID-19, këngëtarja i dërgon ventilator në shtëpi - Bota Sot
Babai i Rihannës del pozitiv me COVID-19, këngëtarja i dërgon ventilator në shtëpi

Mediale Vip

Babai i Rihannës del pozitiv me COVID-19, këngëtarja i dërgon ventilator në shtëpi

Më: 10 prill 2020 Në ora: 11:08
Rihanna, Ronald Fenty

Ylli pop-it, Rihanna bleu një ventilator dhe e dërgoi në shtëpinë e babait të saj pasi ai rezultoi pozitiv me koronavirus.

Këngëtarja 32 vjeçare, dërgoi me shpejtësi pajisjes për frymëmarrjen babait të saj Ronald Fenty pasi ai u infektua me COVID-19.

Rihanna , emri i vërtetë I të cilës është Robyn Fenty, kontrollonte çdo ditë tek ai teksa ai luftonte me ethe të larta si rezultat i koronavirusit .

Duke folur për The Sun, Ronald zbuloi se sa mirënjohës ishte për të gjitha përpjekjet që këngëtarja ka bërë për të.

“Vajza ime Robyn po interesohet cdo ditë për mua”, tha Roland.

“Mendova se do të vdisja për të qenë i sinqertë. Duhet të them, të dua shumë, Robyn”.

Megjithë dërgimin e ventilatorit në shtëpinë e Ronald në ishullin Karaibe të Barbados, ai fatmirësisht nuk kishte nevojë ta përdorte atë.

Ai u lirua nga Qendra e Izolimit Paragon pas 14 ditësh, pasi u shërua plotësisht nga virusi.

Ka pasur tre vdekje në Barbados për shkak të koronavirusit deri më tani, me Ronald një nga të paktët që janë infektuar.

Tani ai është rikthyer në shtëpinë e tij në St.James që Rihanna bleu për të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat