Gjiko publikon video të Zërit duke bërë hapat e parë, i dedikon fjalë emocionuese për “rrugëtimin e jetës”

Mediale Vip

Gjiko publikon video të Zërit duke bërë hapat e parë, i dedikon fjalë emocionuese për “rrugëtimin e jetës”

Më: 13 prill 2020 Në ora: 18:21
Gjiko

Reperi i njohur Gjiko është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ai ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk heziton herë pas here të ndajë edhe gjëra nga jeta private.

Së fundmi, ai ka treguar një nga gëzimet më të mëdha që ka përjetuar si prind, kur së bashku me gruan etij Elitën, kanë parë gjatë ditës së sotme djalin e tyre, Zërin teksa ecë.

Në mbishkrimin e videos, reperi shkruan disa fjalë emocionuese dedikuar djalit të tij, duke ia kujtuar që e gjithë jeta është një rrugëtim i tillë, nga i cili mund të rrëzohesh ndonjëherë por nuk duhet të ndalesh.

“Sot i bëre hapate parë, në jetë ka me të ndodhë që ki me rrëzu e ki me ngrit shpesh herë, s’ka dert a bon hapa të mëdhej a të vegjël, me rëndësi është me ecë përpara, jeta është një udhëtim që nuk bën kur me u ndalë, të dua shishkano”, ka shkruar Gjiko në Instagram.

Gjiko dhe Elita përndryshe janë bërë prindër në shkurt të vitit të kalyuar.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat