Charlize Theron tregon në detaje sesi kujdeset për lëkurën!

Mediale Vip

Charlize Theron tregon në detaje sesi kujdeset për lëkurën!

Më: 16 prill 2020 Në ora: 13:25
Charlize Theron

Aktorja e famshem hollivudiane, Charlize Theron ka një lëkurë të mrekullueshme, dhe këtë ia detyron në masë të madhe sic thotë, kujdesit që tregon ndaj saj.

Charlize nuk rri kurrë pa krem mbrojtës nga dielli. “Kur zgjohem, shpëlaj fytyrën dhe vendos kremin e diellit,” tha ajo për Harper’s Bazaar, duke shtuar se nuk harron as balsamin e buzëve. Natën përdor serum, krem për sytë dhe një hidratues të mire. Kujdesin për lëkurën gjatë natës e konsideron tejet të rëndësishëm.

“Kam mësuar të kujdesem për lëkurën gjatë natës, kështu që në mëngjes mjaftohem me larësin dhe kremin me SPF,” ishte komenti i aktores. Charlize rrëfeu po ashtu se bën trajtime të shpeshta; tre herë në javë është në një qendër estetike. Por ka dhe dicka tjetër: aktorja ha shëndetshëm, dhe mendon se kujdesi i lëkurës fillon nga brenda-jashtë, ndërsa fokusohet më shumë tek  “ushqimet e papërpunuara me bazë bimore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat