Adriana shprehet e revoltuar: Jetojmë të harruar dhe kur vdesim na ktheni në legjenda

Mediale Vip

Adriana shprehet e revoltuar: Jetojmë të harruar dhe kur vdesim na ktheni në legjenda

Më: 16 prill 2020 Në ora: 22:36
Adriana Matoshi

Adriana Matoshi u shpreh me shumë mllef në postimin e fundit.

Aktorja e njohur Adriana Matoshi, me anë të një postimi ka shkruar se si artistët japin shumë për artin, por vlerën ua dijnë vetëm pasi të vdesin.

Ky reagim i aktores erdhi pas vdekjes së disa prej emrave të njohur përfshirë Nexhmije Pagarushën, Leze Qenën dhe sot Violeta Rexhepagiqin.

Mesazhi i saj ishte që artisti duhet të kujtohet sa është gjallë e jo pasi të largohet nga kjo botë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ADRIANËS, PA NDËRHYRJE:

“Tan jeten ja kushtojme artit, skenes, publikut.
N’rruge duhemi me kon gjithmone tu buzqeshe me argetu secilin qytetar edhe jashte orarit t’punes. Se me bo pak me kon n’mendime ta veshin ni artikull qe ki probleme, nuk je e lumtur, shpikin naj titull. Nese jo portalet, kane me fillu me t’perqeshe ata t’cileve dje ja u ke ndreq diten BASH TI.

E jetojme 1 jete t’harrum, e kur vdesim kthehemi n’legjenda t’paharrushem me mbishkrimin “do t’kujtojme cdo dite”.

Dashnine qe nuk ma falni sa jom gjalle, haram ju koft krejtve qe e rujne per diten kur kom me vdeke”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat