“Ma ndryshoi jetën”, tatuazhi i veçantë që Gashi e gdhendi në trup

Mediale Vip

“Ma ndryshoi jetën”, tatuazhi i veçantë që Gashi e gdhendi në trup

Më: 17 prill 2020 Në ora: 08:04
Gashi

Reperi Gashi është një nga artistët shqiptarë që gëzon famë ndërkombëtare.

Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, madje ka bashkëpunuar edhe me emra të njohur siç është Chris Brown.

Së fundi, me anë të një postimi, Gashi tregoi nga afër tatuazhin me shumë domethënie për të, e që ka të bëjë me albumin e tij “Stairs”.

Image

Ai thotë se ky album ia ndryshoi jetën atij, andaj vendosi që ta gdhend në trup. “Albumi Stairs ma ndryshoi jetën”, ka shkruar reperi.

Për ndryshe, Gashi ka premtuar që gjatë kësaj periudhe të pandemisë nuk do të ndalet së publikuari këngë të reja, madje ka gjasa që ta publikojë edhe një album të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat