Johnny Depp bëhet me Instagram, arrin shifër të madhe ndjekësish për pak orë

Mediale Vip

Johnny Depp bëhet me Instagram, arrin shifër të madhe ndjekësish për pak orë

Më: 18 prill 2020 Në ora: 10:46
Johnny Depp

Johnny Depp ka hapur Instagram, ai falënderon fansat për mbështetjen mes betejës gjyësore me Amber Heard.

Johnny Depp më në fund iu bashkua Instagramit dhe falënderoi fansat e tij për “mbështetjen e tyre të palëkundur” ndërsa vazhdon të luftojë me  Amber Heard në gjyq, shkruan Page Six.

Depp, 56 vjeç, përfundoi videon e tij 8-minutëshe, të postuar të enjten, me një mesazh të përzemërt.

“Para se të shkoj, në një shënim më supozues personal: Faleminderit të gjithëve për mirësinë, mbështetjen tuaj të palëkundur dhe forcën tuaj gjatë këtyre viteve,” tha Depp. “Jam prekur sa fjalët se thonë”.

Ylli “Pirates of the Caribbean”, i cili përfundoi divorcin e tij nga Heard, 33 vjeç, në vitin 2016, po ashtu e padit atë në një rast shpifjeje prej 50 milionë dollarësh pasi ajo pretendoi se e keqpërdori atë.

Depp mohon me forcë abuzimin e Heard, duke pretenduar se ajo ishte “agresori”.

Depp gjithashtu ka hedhur në gjyq gazetën britanike The Sun mbi një histori të vitit 2018 duke e cilësuar si ‘sulmues të gruas’.

Krahas problemeve ligjore, Depp me tu bërë me Instagram, inkurajoi njerëzit të qëndrojnë të fortë kundër koronavirusit, pavarësisht rrethanave të errëta me të cilat po përballen.

“Tani është koha për të hapur një dialog, pasi fryma e këtij armiku të padukshëm tashmë ka shkaktuar tragjedi të pafalshme dhe dëme të mëdha në jetën e njerëzve,” tha Depp.

“ Njerëzit po vdesin me ritme të larta të frikshme … dhe unë e di për momentin se është sikur të dy duart janë të lidhura pas shpinës, dhe në një farë mase ato janë, por mendjet tona janë të palidhura dhe zemrat tona nuk janë zinxhiruar”, shtoi ai.

“Ne mund të kujdesemi dhe përmes përkujdesjes, do t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe do t’ia dalim”.

Depp u bëri thirrje njerëzve që të “qëndrojnë të sigurt” dhe “të qëndrojnë brenda” ndërsa “të kërkojnë mënyra të tjera për të kaluar kohën”.

“Mos harroni sot është sot. Nuk do të ketë asnjë kthim nesër për humbjen e sotme. E sotmja nuk kthehet”, përfundoi aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat