Këta dy aktorë të “La Casa De Papel” ndodhen në një lidhje dashurie edhe jashtë filmit

Mediale Vip

Këta dy aktorë të “La Casa De Papel” ndodhen në një lidhje dashurie edhe jashtë filmit

Më: 28 prill 2020 Në ora: 20:10
La Casa De Papel

Aktori i seriali të famshëm spanjoll “La Casa De Papel” i quajtur “Denver” është në një lidhje dashurie me një nga pengjet që morën në tek Shtëpia e Letrës në sezonin e parë.

Jaime Lorente është lidhur me kolegen e tij Maria Pedraza e njohur si Alison Parker në serial që në vitin 2018.

Jaime, 28, dhe Maria, 24 vjeç, luajnë bashkë edhe në një serial tjetër hit të Netflix, “Elite”, i cili flet për jetën e studentëve në një shkollë të mesme elitare.

Kohët e fundit janë postuar disa foto të tyre, të cilat janë realizuar në fillim të këtij muaji.

Jaime dhe Maria janë parë në ballkonin e banesës së tyre ndërsa brohorisnin për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Madrid, Spanjë.

Image
Jaime, 28, dhe Maria, 24 vjeç
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat