Djali i Bietës dhe Albanit mbush 3 vjeç, momente nga fryrja e tortës

Mediale Vip

Djali i Bietës dhe Albanit mbush 3 vjeç, momente nga fryrja e tortës

Më: 13 maj 2020 Në ora: 10:19
Bieta Sulo, Alban Dudushi dhe Kroi Art

Ditën e sotme djali i moderatores Bieta Sulo dhe gazetarit Alban Dudushi, Kroi Art mbush 3 vjeç.

Vogëlushi po rritet dita ditës, duke iu shtuar lumturinë prindërve.

Ka qenë mami Bieta ajo që ka publikuar momente nga festa private, ku dy prindërit shihen duke i kënduar këngën e ditëlindjes Kroit të vogël.

“3 vjeç, 3 shoka Kroi, Tow Truck and The police car ❤ Ps. ne këndojmë, Artushi ha tortën”, shkruan Bieta.

Albani dhe Bieta janë bashkë prej vitesh dhe lidhjen e tyre e kurorëzuan me vogëlushin Kroi Art.

Nga ana e tij Albani ka edhe një vajzë adoleshente me emrin Joelle, si fryt i një martese të dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat