Khloe Kardashian ju përgjigjet thashethemeve për një shtatzëni të dytë me Tristan

Mediale Vip

Khloe Kardashian ju përgjigjet thashethemeve për një shtatzëni të dytë me Tristan

Më: 14 maj 2020 Në ora: 17:51
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson nuk janë në pritje të një fëmijë të dytë, megjithë shumë spekulimeve të ndryshme.

Ndërsa thashethemet dhe raportimet filluan të qarkullonin të mërkurën duke thënë se Khloe ishte shtatzënë me fëmijën e yllit të NBA, por burimet e TMZ thonë se nuk është kështu.

Burime pranë Khloe tregojnë se ajo nuk është shtatzënë thashethemet filluan thjesht sepse fansat me sy të shqiponjës vunë re se ajo po postonte shumë lule rozë së fundmi, të cilat i ngatërruan si shenjë të një vajze tjetër.

Tifozët gjithashtu vunë në dukje shumë nga fotot dhe videot që Khloe po postonte në mediat sociale janë nga fotot e belit.

Përmes një postimi në Twitter, Khloe ka folur rreth thashethemeve duke shkruar “Nuk jam duke qëndruar në mediat sociale dhe kjo është një nga arsyet kryseore. Është e neveritshme dhe lënduese gjërat që njerëzit thonë, jam e neveritur nga gjërat që po shoh, njerëzit mendojnë që dinë cdo gjë rreth meje” ka shkruar Khloe ndër tjera.

 Khloe dhe Tristan tashmë kanë një fëmijë së bashku, True Thompson, e cila së fundmi festoi ditëlindjen e saj të 2-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat