Këngëtarja me famë botërore zbulon se është nënë e dy 19-vjeçarëve

Mediale Vip

Këngëtarja me famë botërore zbulon se është nënë e dy 19-vjeçarëve

Më: 20 maj 2020 Në ora: 18:54
Sia

Sia, 44 vjeç, ka konfirmuar se është nënë e dy djemve.

Krijuesja e hitit Australian, emri i vërtetë i së cilës është Sia Furler, birësoi dy fëmijë vitin e kaluar dhe ka diskutuar sesi dëshironte t’i ndihmonte dy adoleshentët, të cilët ishin 18 vjeç kur ajo plotësoi dokumentet ligjore.

"Unë në të vërtetë adoptova dy djem vitin e kaluar. Ata ishin 18 vjeç, ndërsa tani janë të dy 19 vjeç. Po, unë i dua ata."-  tha ylli i ‘Cheap Thrills’ para radiotelevizionit amerikan ‘SiriusXM Hits 1’.

Duke sqaruar se janë të gjithë bashkë në mes të pandemisë koronavius, ajo shtoi: "E kanë të vështirë karantinën, një më shumë se tjetri. Por të dy po bëjnë gjëra që janë vërtet të mira për ta tani, po bëjnë gjëra edukative."

Sia nuk do t’i zbulojë ende emrat e dy djemve të saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat