Labinot Tahiri: Ky virus korona nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut të pistë

Mediale Vip

Labinot Tahiri: Ky virus korona nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut të pistë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 07:47
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri thotë se në vend të gënjeshtrave rreth koronavirusit, ai po vazhdon të përballet me realitetin.

Këngëtari ndan imazhe të dy të rinjve që janë shëruar së fundi nga Leukemia Acute, për rastet e të cilëve kishte ndihmuar ai bashkë me qytetarët vullnetmirë.

Madje, Labi tha se një ditë do ta publikojë listën me gjithë të shëruarit, ku janë mbi 100 raste të tilla.

Duke premtuar se do të vazhdojë me punën humanitare, ai tha se koronavirusin nuk e ka bërë dora e Zotit, por ajo e njeriut të pistë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Edhe ARDITI DHE SHPËTIMI SHPËTUAN!

Popull i dashur, në vend te rrenave të virusit Korona, ne po vazhdojme hakikat me u përballë me realitetin, duke shpëtuar te rinjët që këtu nuk mund t’i shpëtoj kush nga Leukemia Acute!

Vëllezer e motra, ndoshta gjithkujt iu kam duk hajgaregji, por kështu si hajgaregji ua publikoj listen nje ditë,
sa djali e vajza janë kthyer shendosh e mirë në shtëpi.

Mbi 100 raste!

Fatkeqesisht për njerëzit më hallegji në vendin tonë, vazhdon neglizhenca dhe injorimi, si nga instuticionet ashtu dhe nga nje kategori, por ne kurrë nuk do të ndalemi për qytetarët tanë, nën amblenën KOSOVË – SHQIPËRI!

Ky “VIRUS KORONA” nuk është nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut të pist.

Vazhdojmë të shpëtojmë jetë njerezish.

Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipêrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat