I fshiu foton në “Facebook”, aktorja e njohur kërcënon Mark Zuckerberg

Mediale Vip

I fshiu foton në “Facebook”, aktorja e njohur kërcënon Mark Zuckerberg

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:21
Georgia Tennant

Aktorja e njohur Georgia Tennant, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, pasi “Facebook” i ka fshirë një foto që kishte dalë me vajzën e saj 8-muajshe duke i dhënë gji.

Ajo nuk e ka pranuar këtë padrejtësi sepse imazhi që kishte publikuar nuk përcjell asnjë mesazh negativ apo ekspozim të tepruar seksualiteti.

Përmes kësaj foto, aktorja ka dashur të inkurajojë të gjitha nënat e reja të ushqejnë bebet e tyre me gji si mënyra më e shëndetshme për nënën dhe beben.

Georgia përmes një statusi, i është drejtuar krijuesit të “Facebook”, Mark Zuckerberg që të zgjidhë menjëherë problem, ndryshe do marrë masa konkrete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat