“Kam bërë 6 teste koronavirusi”, moderatorja e njohur italiane i lë të gjithë pa fjalë me ato që tregon

Mediale Vip

“Kam bërë 6 teste koronavirusi”, moderatorja e njohur italiane i lë të gjithë pa fjalë me ato që tregon

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:27
Maria De Filippi

Moderatorja e njohur italiane Maria De Filippi në një intervistë për revistën e njohur ‘Oggi’ ka zbuluar sesi e ka përjetuar periudhën e koronavirusit.

Ajo ka treguar se ka bërë 6 teste për koronavirus dhe se udhëton gjithmonë me maska, doreza dhe dezinfektantë.

Maria De Filippi ka shtuar se puna nuk e ka ndihmuar që të menaxhonte ankthin që i ka shkaktuar COVID-19.

“Për shkak të punës më duhej të takoja vazhdimisht njerëz dhe vazhdimisht tmerrohesha nga fakti se mund të merrja virusin. Për këtë arsye mbaja dhe një pompë në çantën time dhe në komodinën e krevatit dhe e përdorja shpesh për tu qetësuar. Isha në ankth. E vërteta është se nuk ka mbaruar, të gjithë duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus, duhet të mësohemi me distancimin dhe të mendojmë ndryshe”, tha moderatorja italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat