Me stil të ri të flokëve dhe veshje lëkure, Era Istrefi vjen në formë të mrekullueshme

Mediale Vip

Me stil të ri të flokëve dhe veshje lëkure, Era Istrefi vjen në formë të mrekullueshme

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 13:40
Era Istrefi

Artistja shqiptare e cila tanimë njihet për projektet e saj edhe në botë, Era Istrefi, dje (e shtunë) festoi ditëlindjen e 26-të.

Krahas urimeve të shumta që pranoi, këngëtarja kishte shijuar një mbrëmje të mirë me miqtë dhe të afërmit e saj.

Për këtë ditëlindje, Era ka zgjedhur një veshje të ngushtë lëkure të kuqe dhe flokë të gjata të bardha.

Stili unik i flokëve dhe grimi i përshtatur me dukjen e bëri të shfaqej edhe më atraktive.

Përkundër kësaj, Istrefi nuk e ka ndalur punën për projekte të reja muzikore dhe ai i fundit mbetet “No Maybes” në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash. 

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat