Djali 4 vjeç u gjet duke fjetur në varkë, vetë u zhduk në liqen, dalin pamjet e fundit të aktores - Bota Sot
Djali 4 vjeç u gjet duke fjetur në varkë, vetë u zhduk në liqen, dalin pamjet e fundit të aktores

Mediale Vip

Djali 4 vjeç u gjet duke fjetur në varkë, vetë u zhduk në liqen, dalin pamjet e fundit të aktores

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 08:28
Naya Rivere me djalin

Dalin pamjet e kamerave të sigurisë të cilat tregojnë lëvizjet e fundit të aktores së njohur, Naya Rivere që mendohet se është mbytur në një liqen në Kaliforninë jugore.

Në video 33-vjeçarja shihet duke mbërritur në liqen me automjetin e saj të zi.

Ajo merr djalin 4-vjeçar nga ndenjësja e pasme dhe shkon drejt varkave ku merr me qira një prej tyre.

Më pas aktorja shihet duke u larguar me varkë nga bregu i liqenit, për të mos u kthyer më kurrë.

Video është bërë publike nga policia pas një operacioni të madh kërkim-shpëtimi në Liqenin Piru, ku morën pjesë ekipet e zhytjes dhe helikopterë.

Image

Aktorja ende nuk është gjetur dhe mendohet se ka vdekur. Ndërsa djali i saj 4-vjeçar u gjet duke fjetur gjumë në varkë nga një anije tjetër tre orë pasi aktorja doli për xhiro në liqen, këtë të mërkurë.

Djali tha për policinë se ai së bashku me nënën e tij hynë për tu larë në liqen, por Rivera nuk u kthye më në varkë.

Një zëdhënës i policisë tha se për të gjetur trupin e aktores duhet disa kohë.

“Nëse trupi është ngatërruar në diçka nën ujë, ne nuk mund ta gjejmë më kurrë. Ne po bëjmë më të mirën tonë për ta gjetur atë. Po përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion,”- tha ai.

Më shumë se 100 njerëz janë përfshirë në operacionin e kërkim shpëtimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat