Stilistja Vlora Mustafa pasi vesh yjet shqiptare shkon deri te VIP në Amerikë

Mediale Vip

Stilistja Vlora Mustafa pasi vesh yjet shqiptare shkon deri te VIP në Amerikë

Nga: Maksim Gjokaj Më: 11 korrik 2020 Në ora: 15:53
Besa Gashi

Ka disa vite që është në treg me stil e plot fashion në krijimet e saj.

Po flasim pë stilisten Vlora Mustafa që tashmë falë punës së saj është një brend, ku bashkëpunoi duke veshur yjet shqiptare, dhe ku nisja ishte me simbolet e bukurisë shqiptare si Miss Kosova 2006 Besa Gashi, e më pas e bukura Diellza Kolgeci, ku në atë kohë VM sapo kishte prezantuar një koleksion që tregonte stilin e veshjeve shqiptare të përpunuara me prerje dhe forma moderne.

Por edhe emra të tjerë super të njohura si: Rozana Radi, Albërie Hadërgjonaj, Fifi, Flaka Krelani, Ronela Hajati, Samanta, Miranda Hashani, Arinda Gjoni, Fatbardha Mustafa e shumë të tjera u veshën nga kreatorja kosovare ku tërhoqi mjaft vemendja dita-ditës edhe nga klientë nga e gjithë bota, duke nisur me pjesën arabe e deri në Amerikë.

Image

Vlora Mustafa pak kohë më parë pranoi një ftesë nga revista e njohur në USA "Sheen Magazine" për të bashkëpunuar pasi do të ishte ikona e elitës së familjes Kardashian Jordyn Woods, e stilistja shqiptare ka pranuar pasi ka parë dhe vlerësimin dhe suksesin e punës së saj.

Vlora si duket suksesi për të internacional sapo ka nisur e ndërsa mjafton që të klikoni në instagramin e saj vloramustafa_fashion e të shihni super krijimet e saj që ju lënë pa frymë.BS

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat