Cardi B dhe Offset i dhurojnë vajzës dyvjeçare çantë në vlerë 8 mijë dollarë

Mediale Vip

Cardi B dhe Offset i dhurojnë vajzës dyvjeçare çantë në vlerë 8 mijë dollarë

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 08:58
Cardi B dhe Offset

Cardi B dhe Offset i blenë vajzës, Kulturë çantë 8 mijë dollarëshe për ditëlindjen e dytë.

Cardi B ndihet e lumtur pasi ajo dhe burri Offset i dhuruan vajzës së tyre, Kulture, çantë  “Birkin”, shkruan DailyMail.

Fituesja e “Grammy” nuk është gati të kërkojë falje për shijen e shtrenjtë të saj dhe familjes, ngase u thotë 70.6 milionë ndjekësve në Instagram se ‘nuk varet nga ajo se çfarë pëlqejnë fëmijët”.

Të mërkurën, burri i Cardi B  ndau një video të tij duke i dhuruar vajzës së tyre një dhuratë të vonë për ditëlindje, një çantë të vogël rozë Birkin e cila kushton 8,000 dollarë.

Në videon e re, Cardi  insiston që vajzës së saj i duhet çanta, duke u thënë ndjekësve të saj: ‘Po, fëmijët kujdesen vetëm për lodrat dhe karamelet. Por gjëja është, fëmijët gjithashtu dalin jashtë. Fëmijët shkojnë në restorante, fëmijët shkojnë në vende të zbukuruara. Fëmijë të famshëm, ata shkojnë bëjnë qilima të kuq”.

Rep-artistja thotë se nëse ajo vishet shtrenjtë, njësoj bën edhe vajza e saj.

“Kështu që unë nuk jam e çmendur që babi bleu për fëmijë Birkin. Ajo do të kombinohet me nënën”, shtoi Cardi B.

Në video, vogëlushja kishte veshur një fustan rozë, teksa po e shikonte babanë duke ia dhuruar çantën e shtrenjtë rozë.

Offset shkroi “Më mire është vonë sesa kurrë, Birkin për fëmijën tim”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Late is better then never I Birkin my baby

A post shared by OFFSET (@offsetyrn) on

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat