Vërshojnë komentet nga serbët në postimin e Dua Lipës

Mediale Vip

Vërshojnë komentet nga serbët në postimin e Dua Lipës

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 23:28
Dua Lipa

Serbët nuk e pritën mirë postimin e krenarisë së shqiptarëve.

Dua Lipa para pak minutave kishte postuar një foto të dronit të ballistit me flamurin shqiptar, që e kishte lëshuar në ndeshjen Serbi-Shqipëri vite më parë.

Këngëtarja në postimin e bërë kishte treguar kuptimin e ‘Autochtonous’ duke i bërë thirrje kompanisë ‘Apple’ në një tjetër mënyrë ta vendosin Kosovën në hartën e tyre.

Ky postim u vlerësua shumë nga shqipet, por jo edhe nga pala serbe. Shumë profile të tyre në Instagram, shprehën mllef ndaj Duas, madje disa thonin se shqiptarja po nxit një tjetër luftë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat