Fansat ua plotësojnë kushtin, Enca dhe Don Xhoni tregojnë kur publikohet dueti

Mediale Vip

Fansat ua plotësojnë kushtin, Enca dhe Don Xhoni tregojnë kur publikohet dueti

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 10:22
Enca dhe Don Xhoni

Enca mbeti e befasuar nga komentet e fansave.

Enca Haxhia dhe Don Xhoni ka kohë që kanë paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Së fundi, këngëtarja tha se nëse bëhen 50 mijë komente në postimin e saj, dyshja do ta publikojnë këngën e shumëpritur.

Ky kusht që ia vendosën fansave, ata e plotësuan brenda pesë orëve dhe bëri që Enca dhe reperi i ri të mbeten pa fjalë.

Me një tjetër postim, Enca tha se ata janë duke punuar për të finalizuar këngën dhe klipin, ndërsa shtoi se do të publikohet shumë shpejt, por nuk dha ndonjë datë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat