Victoria Beckham tregon një nga katërmbëdhjetë unazat e saj me vlerë 120 mijë funta

Mediale Vip

Victoria Beckham tregon një nga katërmbëdhjetë unazat e saj me vlerë 120 mijë funta

Nga: B.F Më: 23 korrik 2020 Në ora: 14:59
Victoria Beckham

Victoria Beckham u tregon fansave unazën e saj të madhe të fejesës - një prej një 14 unazave që David i ka dhënë asaj.  Dizajnerja e modës kohët e fundit la shtëpinë e saj prej 6 milion£ në Cotswolds - ku ajo dhe familja e saj ishin izoluar për muaj të tërë - për një festë idilike.

Familja e famshme Beckham, gjindet në Puglia në Italinë jugore që nga java e kaluar dhe janë duke qëndruar në një shtëpi në bregdet.  Në një selfie në instagramin e saj të cilin e ndjekin plot, 28.5 milion fansa, ajo ndau këtë foto ku shihej me një kapelë bejsbolli ngjyrë të zezë dhe me një triko po ashtu ngjyrë të zezë. Në këtë foto, shihet unaza e saj me një diamant ngjyrë të verdhë e cila ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.

Diamanti i verdhë i cili është vendosur në një brez platini, mendohet se vlen mbi 120 mijë funta, ku futbollisti David ia bëri dhuratë asaj në 2018, por kjo është vetëm një nga shumë unazat e fejesës së saj të cilat Victoria i ka për afro dy dekada. 

Image

 

Ylli sportiv së pari i dha asaj një diamant 65 mijë funta, gjatë propozimit të tij në vitin 1998, por koleksioni i tyre tani arrin gati 9 milion £.

Ish ylli i grupit “Spice Girl” vazhdoj të marr dhurata të ngjashme dhe me vlera të mëdha për afro çdo tre, katër vite që nga 98-ta, një e tillë u pa në vitin 2003, një uazë e mbuluar me diamante, e cila u mendua se vlenë 1.2 milion funta, hera tjetër ishte në vitin 2005, edhe ajo ashtu me një diamant të çmuar ku vlera e saj u raportua se është 2 milion funta, më e shtrenjëta që Victoria ka pasur ndonjë herë.

Ndërsa në vitin 2016 Victoria përditësoi koleksionin e unazave të saj për të trembëdhjetën herë, me një unazë me diamant katror, e cila ishte shumë shumë më elegante sesa ato të kaluarat, dhe me të cilën ajo u shfaq në festivalin e Kanës.

Image

 

 

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat