Xeni publikon këngën “A pajtohem”

Mediale Vip

Xeni publikon këngën “A pajtohem”

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 06:22
Shkelzen Jetishi

Këngëtari i njohur i zhanrit popullor, Shkelzen Jetishi, është mjaft i dashur për audiencën që e ka krijuar me vite.

Ai edhe tash e tutje vazhdon të qëndrojë në skenën muzikore, ku edhe prurjet muzikore janë mjaft të shpeshta nga ana e tij.

Përmes disa ripostimeve në rrjetin social Instagram, Xeni ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij, se ka publikuar këngën e re.

“A pajtohem” titullohet projekti, për të cilën është përkujdesur menaxheri Emrush Thaçi, producenti Granit Gashi dhe tekstshkruesi Ghulo.

Ndërkaq, që në minutat e parë të publikimit, kënga ka filluar mjaft shumë, duke arritur shumë klikime në platformën YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat