​Rita Ora me mikeshat dhe të dashurin e ri relaksohen në Ibiza

Mediale Vip

​Rita Ora me mikeshat dhe të dashurin e ri relaksohen në Ibiza

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 17:02
Rita Ora

Rita Ora ishte së fundi me të dashurin e saj producent Romain Gavras teksa çifti lundronte në një barkë së bashku me miqtë e tyre gjatë qëndrimit në ishullin spanjoll Ibiza.

Çifti ndodhet në pushime dhe po përpiqej të merr maksimumin në Spanjë, me gjithë një rritje të numrit të infeksioneve në këtë vend.

Rita 29-vjeçare mbante një bikini rozë dhe shfaqte fizikun e tonifikuar, ndërsa 39- vjeçari Romain mbante rroba banjë të zeza teksa kërcente në ujë nga pjesa e pasme e barkës.

Image

Megjithëse ishin të rrethuar nga shumë miq, çifti dukej se kishin sy vetëm për njëri-tjetrin, teksa producenti i videove muzikore bënte shaka me këngëtaren duke e shtyrë në ujë teksa ajo përgatitej të hidhej.

Me rritjen e temperaturave në ishujt spanjollë, Rita iu rikthye zakonit të vjetër duke dalë ‘topless’, pasi uli pjesën e sipërme të bikinit duke qëndruar në barkë, teksa Romain e shikonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat