Vin Veli: Mbyllja e jetës së natës, çon në depresion shumë artistë e këngëtarë

Mediale Vip

Vin Veli: Mbyllja e jetës së natës, çon në depresion shumë artistë e këngëtarë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 12:57
Vin Veli

Pas vendimit  të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës, diskove apo shërbimeve të ngjashme,  ka ardhur edhe reagimi i shumë artistëve të cilët performojnë gjatë netëve në ambiente të tilla.

Të shumta kanë qenë reagimet nga personazhe të njohur të showbiz-it të cilët nuk kanë qenë dakort me këtë vendim.

Mëngjesin e sotëm në emisionin, “Ditë e Re”  ishte i ftuar Dj i njohur, Vin Veli, i cili ka dhënë mendimin e tij lidhur mbi këtë çështje. Ai u shpreh se nuk ishte vendimi i duhur ky që u morr nga qeveria pasi mbyllja e këtyre aktiviteteve do të sjellë varfëri.

“Vërtet mund të ketë izolim të rasteve, por mbyllja sjell varfëri, dhe çon në depresion shumë artistë dhe këngëtarë”-  tha ai.

I pyetur nga moderatorja, Arjola Shehu se cila do të ishte gjëja  e duhur në këtë periudhë pandemie, Vin Veli tha se duhet të bashkëjetojmë  me koronavirusin pasi nuk e dimë se dhe sa kohë do të zgjatë kjo situatë, Gjithashtu ai shtoi se qeveria  duhet të ketë më shumë kontrolle mbi këto subjekte dhe jo të bëjë mbylljen.

Ditët e mbetura nga vera, Dj pritet t’i kalojë  afër Adriatikut me djalin e tij, Arborin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat