Një vit më parë vizitoi refugjatët në Bejrut, Dua Lipa reagon e tmerruar për tragjedinë në Liban: Çfarë po ndodh kështu? - Bota Sot
Një vit më parë vizitoi refugjatët në Bejrut, Dua Lipa reagon e tmerruar për tragjedinë në Liban: Çfarë po ndodh kështu?

Mediale Vip

Një vit më parë vizitoi refugjatët në Bejrut, Dua Lipa reagon e tmerruar për tragjedinë në Liban: Çfarë po ndodh kështu?

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 20:36
Dua Lipa

Një shpërthim tejet i fuqishëm ka ndodhur pasditen e së martës në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Ekipet emergjente i janë përgjigjur telefonatave të shumta, por deri më tani nuk dihet saktë për viktima apo dëmet materiale që janë shkaktuar.

Ndërkohë, momenti i shpërthimit është xhiruar nga dhjetëra qytetarë përmes telefonave dhe disa prej tyre janë publikuar në rrjetet sociale.

Reagime të shumta kanë nisur në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen tragjike të së martës, e një ndër ta erdhi edhe nga artistja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.

Ajo ndau me ndjekësit në InstaStory një pamje të shpërthimit të tmerrshëm, në mbishkrimin e së cilës shkroi se ndjen keqardhje për këtë tragjedi.

“Kjo është absolutisht shkatërruese! Çfarë po ndodh në Bejrut?! Miq, ju lutem më tregoni që të dashurit tuaj janë të sigurt”, shkroi Lipa në InstaStory.

Dua e vizitoi Libanin vitin e kaluar në një mision humanitar me UNICEF-in, si një nga ambasadoret e kësaj organizate botërore me qëllime bamirëse.

“Kam pasur përvojën më të madhe të vetëdijesimit në këto tri ditët e fundit në Liban duke punuar me UNICEF-in, ku jam takuar me fëmijët në kampet refugjate dhe programet për trajnimin e të rinjve dhe për zhvillimin e aftësive”, ishte shprehur Dua vitin e kaluar gjatë një vizite në Kampin e Refugjatëve në Bejrut të Libanit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat