Bebe Rexha e lodhur nga infeksioni i sinuseve: Dua të marr frymë lirshëm

Mediale Vip

Bebe Rexha e lodhur nga infeksioni i sinuseve: Dua të marr frymë lirshëm

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 23:43
Bebe Rexha

Bebe Rexha nuk ndihet mirë shkak i infeksionit të sinuseve.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, kohët e fundit nuk ka qenë aktive në publikimin e projekteve të reja muzikore.

Mirëpo aktive është në rrjete sociale dhe së fundmi ka folur lidhur me një problem të saj shëndetësor.

Ajo është lodhur me infeksionin e sinuseve dhe me ndjekësit e ka ndarë një imazh ku shihet e shtrirë dhe thotë se dëshira e saj është që të marrë frymë lirshëm.

“E lodhur nga ky infeksion i sinuseve”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos ndërsa në një video tha: Dua vetëm të marr frymë lirshëm.

Bebe është një prej emrave të njohur e cila është shumë e thjeshtë dhe nuk e ka problem të dalë edhe pa grim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat