Luana Vjollca mahnit me dukjen në fustanin e zi, ndërsa thekson linjat trupore

Mediale Vip

Luana Vjollca mahnit me dukjen në fustanin e zi, ndërsa thekson linjat trupore

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 19:40
Luana Vjollca

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, është duke punuar mjaft shumë kohëve të fundit.

Kjo pasi derisa po përgatitet për të sjellë këngën në bashkëpunim me Jay Santos, njëkohësisht ajo po punon edhe në sezonin e ri të emisionit.

Përkundër kësaj, bukuroshja bionde nuk po lë anash postimet tërheqëse, të cilat po komentohen në masë të madhe.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Luana është shfaqur e veshur me një fustan të zi, i cili i kishte theksuar linjat e saj trupore.

Kësaj radhe, ajo kishte vendosur që flokët ti lidhë prapa kokës së saj, ndërsa krejt dukjes i ka bashkangjitur edhe një makijazh të rëndë.

Fotosesionet e publikuara janë pëlqyer shumë nga fansat e saj, të cilët komentuan pozat e marra të saj. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mala Mujer ?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat