Mozzik nis sot turneun e promovimit të albumit në 7 qytete të Kosovës

Mediale Vip

Mozzik nis sot turneun e promovimit të albumit në 7 qytete të Kosovës

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 14:49
Mozzik

Rep-artisti i njohur, Mozzik përmes llogarisë së tij në Instagram ka njoftuar fansat se sot dhe nesër do t’i shpërndajë 30 mijë CD të albumit në 7 qytete të Kosovës.

Artisti kërkoi nga fansat t’i kenë maskat dhe dorëzat për shkak të pandemisë. E gjithë kjo po bëhet në shenjë respekti të atyre që vazhdojnë ta përkrahin reperin.

Turneu fillon nga qyteti i Mitrovicës në orën 12:00, për të vazhduar në Vushtrri në orën 14:00, më pas në Pejë nga ora 15:00.

Dy qytetet e fundit që do të vizitohen brenda ditës janë Gjakova në ora 16:00 dhe Prizreni në ora 17:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat