Mozzik reagon pas kritikave se po rrezikon qytetarët me tubime

Mediale Vip

Mozzik reagon pas kritikave se po rrezikon qytetarët me tubime

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 16:43
Reperi Mozzik gjatë ditës së sotme ka nisur turneun promovues për albumin e ri “Mozzart”

Mozzik reagon pas kritikave për turneun e promovimit të albumit nëpër disa qytete të Kosovës.

Reperi Mozzik gjatë ditës së sotme ka nisur turneun promovues për albumin e ri “Mozzart”.

Ai po vitziton disa qytete të Kosovës me një autobus, ku takon nga afër fansat dhe u dhuron atyre nga një CD të albumit, falas.

Këtë turne ai e nisi në Mitrovicë e Vushtrri, ku u prit nga një numër i madh fansash, të cilët ishin grumbulluar për ta takuar nga afër atë.

Për ta parë Mozzikun, të rinjtë ishin grumbulluar pa distancë, e disa prej tyre edhe pa maska, pavarësisht rrezikut të infektimit me COVID-19.

Reperi është kritikuar se po rrezikon shëndetin e qytetarëve, duke organizuar tubime të tilla gjatë kësaj periudhe.

Pas gjithë kësaj, Mozzik reagoi përmes disa postimeve, ku lut qytetarët që në vazhdim të turneut në qytetet e tjera, të vendosin maska dhe akuzon mediet për gënjeshtër.

“Ju kisha lute qytetet e radhes, te mbani maskat te gjithe edhe distancen ta mbani! Ju lutem! T’i respektojme masat! lutje”, shkruan ai.

Ndërsa, në postimin tjetër ai u revoltua ndaj medieve, ku shkruan “Qaq t’pa afte jeni ju mediat qe shkruni tituj palidhje e rrena, as ni lajm nuk ishte qe doli albumi im, e tash po shkruni kishe po rrezikoj te rinjet e shendetin e qytetareve! #Gazetat #Mediat Tmerri i Rrenav e Mashtrusve jeni ju”.

Kujtojmë se Mozzik në këtë turne shkoi me përcjellje të një eskorte të policisë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat