Ariana Grande me urim romantik për të dashurin

Mediale Vip

Ariana Grande me urim romantik për të dashurin

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 23:36
Ariana Grande

Ariana Grande ia shpreh dashurinë Dalton Gomezit në urimin që ia bëri për ditëlindje.

Ata filluan lidhjen në fillim të këtij viti, pasi fansat vunë re fotografitë e tyre bashkë në rrjete sociale, shkruan DailyMail.

Ariana Grande e uroi të dashurin Dalton Gomez të premten me rastin e ditëlindjes, duke ndarë imazhe të ëmbla me të.

Pop-ylli 27 vjeçar, përmes fotografive dhe videove që i ndau me fansat, tregoi se sa të pandarë janë ata.

Ariana publikoi fillimisht një video me Dalton, ku shfaqet duke u mbështetur në krahët e tij.

Dalton, që është agjent i pasurive të patundshme shihet se si po i dhuronte një puthje të ëmbël këngëtares, ndërsa ajo po buzëqeshte.

“Urime ditëlindjen i dashuri im, shoku më i mirë, pjesa ime e preferuar e të gjitha ditëve. Të dua”, kishte shkruar ajo.

Në një video tjetër, çifti po luanin një lojë bashkë, duke treguar si e kalojnë kohën me njëri-tjetrin.

Po ashtu, artistja ndau edhe fotografi të tjera, ku shfaq momente të lumtura me të dashurin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat