Moderatori i njohur shërohet nga koronavirusi, ka diçka për të ndarë me publikun

Mediale Vip

Moderatori i njohur shërohet nga koronavirusi, ka diçka për të ndarë me publikun

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 06:13
Bledi Strakosha

Gazetari Bledi Strakosha është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë publik vetë moderator përmes rrjeteve sociale, duke thënë se ka rezultuar negativ në tamponin e dytë.

Ai tregon se kjo betejë nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Të dashur miq, më në fund trupi im e fitoi betejën me Covid-19. Tashmë rezultoj negativ në të gjitha kontrollet e bëra.

Nuk ishte e lehtë, por gjithsesi shumë më pak e vështirë se lufta që po bëjnë shumë të tjerë që janë shtruar në spitale. Faleminderit nga zemra të gjithë mjekëve qe më ndoqën e asistuan me aq përkushtim. Faleminderit familjes sime.

Faleminderit shumëëë edhe secilit prej jush (të njohur e të panjohur) që më qëndruat pranë në rrjet e më dhatë kurajo. Ju lutem kujdesuni për veten! Virusi do bëjë të vetën, por edhe ne duhet të bëjmë tonën”, shkruan moderator. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat