Artistja Anxhelina Hadërgjonaj që një kohë të gjatë është kthyer në Shqipëri dhe aktualisht po shijon pushimet në qytetin e Vlorës.
Bukuroshja, e cila numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar për më të rejat në jetën e saj.
Krahas kësaj, 26 vjeçarja për disa ditë radhazi ka sjell imazhe e video atraktive duke vënë në fokus linjat trupore.
Në postimin e fundit, krijuesja e hitit “Kopje pa kuptim” vjen e mrekullueshme gjersa shquhet për fizikun e saj të bujshëm.
Anxhelina ka më shumë se pesë vite që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor edhe pse ka paralajmëruar rikthimin në skenë.