Harry dhe Meghan blenë ‘kështjellën’ e tyre të parë. Si duket shtëpia nga brenda? - Bota Sot
Harry dhe Meghan blenë ‘kështjellën’ e tyre të parë. Si duket shtëpia nga brenda?

Mediale Vip

Harry dhe Meghan blenë ‘kështjellën’ e tyre të parë. Si duket shtëpia nga brenda?

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:01
Meghan, Harry

Harry dhe Meghan blenë shtëpinë e tyre të parë për t’u zhvendosur nga vila e Tyler Perry-t ku po qëndronin përkohësisht. Shtëpia e re e çiftit mbretëror i ngjan një kështjelle dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe!

Vila ndodhet në një zonë VIP-ash, në zonën Santa Barbara të Montecito-s, Kaliforni. Shtëpia 20 milionë dollarëshe ka 16 tualete, librari, fushë tenisi, shtëpi çaji, spa, palestër, teatër, qilar vere, pishinë, garazh me 5 yje e gjithçka tjetër me pesë yje që ju vjen në mendje.

Ah, ka edhe një shtëpi për miqtë, ku mendohet se po qëndron e ëma e Meghan-it, Doria Ragland.

Me pak fjalë, Princi dhe Princesha u zhvendosën më në fund në kështjellën e tyre, ku jetuan të lumtur përgjithmonë!

Të paktën kështu shpresojmë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat