Po filmonte live në rrjetet sociale/ E përplas treni, humb jetën këngëtari

Mediale Vip

Po filmonte live në rrjetet sociale/ E përplas treni, humb jetën këngëtari

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 06:30
Tavy Pustiu

Një këngëtar rumun ka humbur jetën pasi është përplasur nga një tren teksa po lëvizte me makinë.

Tavy Pustiu, 29 vjeç, ishte live në rrjete sociale teksa po argëtohej duke dëgjuar muzikë me zë të lartë.

Në video shihet se pranë këngëtarit është edhe bashkëshortja e tij 24-vjeçare.

Pustiu lëshon një ulërimë ndërsa sheh trenin që po afrohej.

Këngëtari humbi jetën pasi makina e tij u përplas nga treni ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje kritike.

‘Aksidenti ndodhi për shkak të mosrespektimit të rregullave”, tha një zëdhënës i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat