“A vjen ajo ditë” nga Shemi Ilirët Ft. Motrat Duhani me një mesazh përçues

Mediale Vip

“A vjen ajo ditë” nga Shemi Ilirët Ft. Motrat Duhani me një mesazh përçues

Nga: D.B. Më: 25 gusht 2020 Në ora: 16:19
Shemi " Ilirët"

Sapo doli në treg kënga “A vjen ajo ditë” kënduar nga rokeri i njohur Shemi nga grupi Iliret në bashkëpunim të shkëlqyer me” Motrat Duhani”.

Kjo këngë përçon një mesazh të dhembshur për të gjithë vëllezërit e motrat, që gjenden nëpër botë, përtej kufijve të ftohtë të cilët këtë vit për shkak të pandemisë, nuk patë mundësinë, që të trokasin në dyert e shtëpisë, dhe që të vijnë e ti takojnë nga afër më të dashurit e zemrës.

Image
Motrat Duhani
Image
Motrat Duhani

Dyshja Shemi Iliret Ft. Motrat Duhani, vijnë me këtë interpretim të bukur me titull “ A vjen ajo ditë”, me tekst dhe muzikë nga Besim Bunjaku, me orkestrim, nga Ermal Krasniqi, realizuar nga VideoART – Gjilan.

Ju kujtojmë që kënga “ A vjen ajo ditë” ,vetëm për një javë ka arritur mbi 500.000 klikime.

Më poshtë mund ta ndiqni këngën dhe klipin:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat