Vesa Luma ‘e zhgënjyer’ nga kolegët, ‘prisja më shumë’

Mediale Vip

Vesa Luma ‘e zhgënjyer’ nga kolegët, ‘prisja më shumë’

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 16:06
Vesa Luma

Shumë këngë janë publikuar si çdo vit tjetër, edhe këtë verë në Shqipëri.

Shumë kritikë kanë ngritur shqetësimin se çfarë lloj muzike po dëgjojmë sot? A është një prodhim i mirëfilltë artistik, apo komercializëm pa lidhje me artin?

Këtij debati i është shtuar së fundmi edhe këngëtarja Vesa Luma.

Në një intervistë për emisionin radiofonik “You and me”, Vesa ka deklaruar se ka pësuar një zhgënjim të vogël, sepse ka pritur që kolegët e saj të vijnë me krijime më kuptimplota për shkak të pandemisë dhe periudhës së vështirë që po kalon e gjithë bota.

Këngëtarja shton se nuk ka pritur që të bëjnë art, por të paktën diçka më cilësore.

“Një zhgënjim i vogël që në këto kohë shumë më shumë nga kolegët e mi, sidomos në kohët e karantinës, pas një periudhe të vështirë për shumë nga familjarët tanë”, tha ajo.

“Nuk e di pse kam prit që kolegët e mi kur të rikthehen të rikthehen me diçka më cilësore. Nuk e di pse kam prit shumë”.

“S’po them art. Në një moment normal nuk do më kishin bërë përshtypje”, – u shpreh këngëtarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat