E dashura e re e Brad Pitt është e martuar me restauratorin gjerman, Roland Mary

Mediale Vip

E dashura e re e Brad Pitt është e martuar me restauratorin gjerman, Roland Mary

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 19:32
Brad Pitt, Nicole Poturalski

E dashura e re e Brad Pitt, Nicole Poturalski, thuhet se është e martuar, por në një lidhje të hapur me burrin e saj 68-vjeçar.

Modelja gjermane, 27 vjeçare, u fotografua me Pitt në fund të javës së kaluar kur dyshja u vunë re duke arritur në jug të Francës për pushime.

Por sipas Daily Mail, Poturalksi është e martuar që tetë vjet me restauratorin e njohur gjerman Roland Mary, dhe çifti kanë një djalë 7-veçar.

Mary, i cili zotëron restorantin Borchardt në Berlin dhe në martesën e tij të katërt, thuhet se ‘nuk shqetësohet’ që gruaja e tij e re është lidhur me aktorin e Hollywood-it.

“Ata janë akoma të martuar, por ju mund t’i përshkruani marrëdhëniet e tyre si një ‘martesë e hapur’, një burim i tha Daily Mail.

“Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Ai nuk është i interesuar për negativitet apo xhelozi”.

Sipas raportimeve, modelja u takua për herë të parë me Pitt në restorantin e burrit të saj ndërsa ai ishte atje duke promovuar filmin “Once Upon a Time in Hollywood”.

Poturalksi më pas udhëtoi për në Los Angeles disa javë më vonë për t’u takuar përsëri me Pitt.

Ata janë fotografuar duke marrë pjesë në një koncert të Kanye West në nëntor.

Aktori 56-vjeçar, i cili u nda nga gruaja e tij Angelina Jolie në vitin 2016, dhe modelja gjermane u tha se dukeshin si ‘adoleshentë të dashuruar’ pasi u fotografuan së bashku për herë të parë në një aeroport në jug të Francës, sipas The Sun.

Dyshja u panë duke shkuar në një avion privat në aeroportin ‘Le Castellet’, pasi Brad raportohej se kishte udhëtuar nga Los Angeles për në Paris për t’u takuar me Poturalski.

“Ata po putheshin dhe Brad ishte shumë i vëmendshëm ndaj saj”, tha një burim për për revistën OK!.

Poturalski gjithashtu ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Jolie, 45 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat