Brad Pitt shfaqet rrugëve të Francës me ‘Renault Talisman’

Mediale Vip

Brad Pitt shfaqet rrugëve të Francës me ‘Renault Talisman’

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 21:37
Brad Pitt

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Brad Pitt, së fundmi u përfol për një lidhje dashurie me modelen gjermane, Nicole Poturalski.

Ndonëse ishin bashkë në Francë, 56 vjeçari u fotografua i vetëm në një dalje tjetër të hotelit ku po qëndronte.

Duke respektuar akoma masat ndaj COVID-19, ai po mbante një maskë blu dhe një kapelë ngjyrë portokalli në kokë.

Sidoqoftë, ylli i “Ad Astra” u kap nga kamerat në momentin kur po hynte në një veturë të tipit “Renault Talisman”.

Kjo e fundit është përzgjedhja e shumë prej njerëzve marrë parasysh komoditetin e madh që ofron si dhe shpenzimet e ulëta për derivate që i konsumon kjo veturë.

E dashura e re e Pitt, Nicole raportohet se është e martuar me restauratorin gjerman, Roland Mary, i cili është 41 vjet më i vjetër se ajo.

Të njëjtit po ashtu thuhet se kanë një djalë shtatë vjeçar së bashku, ndërsa kjo është martesa e katërt për Mary dhe lidhja e parë e Brad që nga ndarja me Angelina Jolie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat