Elvana Gjata bashkëpunim me artistin me famë botërore, detaji që i nxori “sekretin”

Mediale Vip

Elvana Gjata bashkëpunim me artistin me famë botërore, detaji që i nxori “sekretin”

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 00:55
Elvana Gjata

Pak ditë më parë, Elvana Gjata publikoi disa foto në rrjete sociale, ku shfaqej e veshur me të bardha teksa pozonte pranë një shkëmbi.

Megjithëse, këngëtarja nuk ka konfirmuar asnjë projekt të ri muzikor, fotot që ka publikuar i kanë zbuluar “sekretin”, dhe mesa duket po vjen me një super hit.

Fansat kanë aluduar se këngëtarja e hitit “A m’don” po vjen me një bashkëpunim me Deejay-n me famë botërore, Mahmut Orhan. Dyshimet lindën pasi ky i fundit publikoi pak javë më parë disa foto, që janë shkrepur në po të njëjtin vend ku ka pozuar dhe Elvana.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Një tjetër detaj që përforcon dyshimet, është postimi që Dj i njohur bëri pak muaj më parë, ku dëgjohej një vijë melodike dhe ku i bënte tag Elvanës. Megjithëse, këngëtarja ende nuk ka konfirmuar asnjë detaj mbi këtë projekt. Kujtojmë që projekti më i fundit i saj është “Me Tana”, kënga pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat