Tri javë pasi u akuzua për sulm seksual, gjendet i vdekur DJ i njohur i hitit ‘I like to move it, move it’

Mediale Vip

Tri javë pasi u akuzua për sulm seksual, gjendet i vdekur DJ i njohur i hitit ‘I like to move it, move it’

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 01:04

DJ dhe producenti i njohur me famë ndërkombëtare Eric Morillo është gjetur i vdekur në moshën 49 vjeçare,  brenda më pak se një muaji pasi u arrestua nën akuzat për sulm seksual.

Morillo u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Miami, mëngjesin e së martesë nga oficerë të cilët iu përgjigjën një thirrje nga 911.

Rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende të paqarta, por autoritete thanë se nuk kishte shenja të diçkaje të dyshimtë.

Image

Artisti kolumbiano-amerikan fitoi shumë çmime në vitet 1990 për hitin e tij ‘I like to move it’, që u lansua me emrin e tij artistik Real to real.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat