Po jetojnë në Montecito, fqinjët ‘të bezdisur' nga Meghan dhe Princi Harry

Mediale Vip

Po jetojnë në Montecito, fqinjët ‘të bezdisur' nga Meghan dhe Princi Harry

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 07:12
Meghan dhe Princi Harry

Kudo ku Princi Harry dhe Meghan Markle shkojnë, është e pamundur të mos ndiqen nga turistët, helikopterët dhe paparacët. Nuk kishte si bënte përjashtim as Montecito, qyteza ku ata janë shpërngulur prej pak kohësh.

Qyteti i qetë dhe i vogël jashtë Santa Barbaras tanimë nuk është aspak i qetë. Banorët duket se janë shqetësuar shumë nga prania e kaq shumë paparacëve e helikopterëve në zonë, duke u bezdisur nga prania e çiftit mbretëror në qytet.

Harry dhe Meghan nuk janë parë fare në publik, por prania e tyre në qytet po i inatos keq njerëzit, jo për shkak të tyre, por për shkak të fluksit të paparacëve.

Mbretërorët po tërheqin edhe një numër të madh turistësh. Sipas TMZ, shumë vizitorë po shfaqen në qytet dhe pyesin pronarët e dyqaneve vendas nëse i kanë parë Harryn dhe Meghanin.

Montecito është e njohur si një zonë pa paparacë – Ellen DeGeneres, Oprah, Rob Lowe, Carol Burnett, Jane Lynch dhe Kardashians nuk e kanë problem të hanë jashtë apo të bëjnë shopping në këtë vend – por gjithçka ka ndryshuar që kur Duka dhe Dukesha e Sussex blenë shtëpi dhe u zhvendosën aty.

Shumica e vendasve thonë se duan një pushim nga paparacët, sepse mendojnë se gjërat po arrijnë deri në pikën ku privatësia e të gjithëve po rrezikohet dhe ata janë shumë të mërzitur me këtë gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat