Fjolla Morina tregon datën e publikimit të këngës së re

Mediale Vip

Fjolla Morina tregon datën e publikimit të këngës së re

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 18:55
Fjolla Morina

Me një foto atraktive, Fjolla zbuloi datën e projektit të ri.

Fjolla Morina këto ditë ka punuar për të finalizuar projektin e ri muzikor, të cilit do ia shoqërojë edhe videoklipin.

Këngëtarja ka publikuar një tjetër fotografi atraktive të shkrepur gjatë xhirimeve të klipit, teksa shfaqet e veshur me bodysuit të bardhë dhe xhaketë gri.

Në mbishkrimin që ia la fotos, Fjolla bëri të ditur se kënga e re me titull “Kape” do të publikohet nesër (e premte) në orën 19:00.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Fjolla Morina për fansat e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat