Rihanna me dokumentar 25 milionë dollarësh

Mediale Vip

Rihanna me dokumentar 25 milionë dollarësh

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 18:42
Rihanna

Një dokumentar është blerë nga Amazon për 25 milionë dollarë dhe do të titullohet thjesht “Rihanna”.

Gjatë një interviste me regjisorin Peter Berg, i cili prej 4 vitesh bashkëpunon me këngëtaren, u zbuluan disa detaje të reja, shkruan DailyMail.

Projekti filmik do ta sjellë këngëtaren siç nuk e kemi parë kurrë.

Dokumentari flet për jetën personale dhe profesionale të Rihanës, që nga fillimet e hershme në 2005-ën e deri më sot.

“Katër vitet e fundit me të kanë qenë një rrugëtim epik. Ajo është një grua e jashtëzakonshme, e cila rritet çdo ditë dhe përfshihet në biznese dhe sfida të reja, gjë që e bën edhe më të vështirë të jesh në një ritëm me të. Sa herë që ne mendojmë se filmi ka përfunduar dhe jemi gati, ajo bën një gjë tjetër si Fenty, apo linjë të të brendshmeve dhe është e pamundur të mos përfshihen.” – shprehet regjisori.

Pra me pak fjalë, dokumentari do të na tregojë çfarë ndodh me Rihannën pas kuintave dhe se si ndër vite ia doli të zgjerojë bizneset e saj.

E për këtë ju duhet të prisni edhe një vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat