“The Mirror” shkruan për motrën e Rita Orës, Elenën: Ajo është forca shtytëse e famës së saj globale

Mediale Vip

“The Mirror” shkruan për motrën e Rita Orës, Elenën: Ajo është forca shtytëse e famës së saj globale

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 14:10
Rita Ora

Kur bëhet fjalë për yllin me famë botërore, Rita Ora, ajo ka prapa vetes një forcë të madhe – motrën e saj, Elena Orën.

“Disa motra mund të jenë xheloze e posaqërisht në rastin e motrave Ora, kur Rita ka arritur famë globale dhe me një pasuri gjithmonë në rritje, por ky nuk është rasti i Elenës”, shkruan prestigjiozja The Mirror.

Motrat tanimë janë bërë një ekip ‘i frikshëm’, duke ndarë një etiketë të fortë pune, talent, ambicie dhe sigurisht pamje mahnitëse.

Në fakt, Elena është arma sekrete e yllit 29-vjeçar që e ka udhëhequr ngjitjen e saj në klasifikimet botërore dhe sukseset televizive.

Elena ishte vetëm 18 vjeçe kur prindërit shqiptarë të Ritës, të cilët ishin rritur në Kosovë, vendosën që ajo do të ishte më e përshtatshme për rolin sesa ata sepse ajo kishte qenë në shkollë në Mbretërinë e Bashkuar.

Si dhe motrat, janë miket më të mira dhe të pandashme. Elena shkon në një turne me Ritën në të gjithë globin dhe ato vazhdimisht ndajnë fotografi të ndryshme në Instagram, ndërsa u pëlqen të shfaqen në poza atraktive.

Ata mbeten një familje e lidhur ngushtë me babanë Besnik, nënën Vera dhe vëllain e vogël, Don.

Javë më parë, Elena postoi fotografi të saj dhe Ritës me nënën e tyre në ishullin luksoz italian, Capri në një darkë bamirësie për UNICEF, ndërsa artistja shqiptare është ambasadore e kësaj organizate.

E njëjta në një intervistë të dhënë para një kohe ka folur hapur në lidhje me sfidat dhe vështirësitë se si është të punosh me Ritën.

“Është e vështirë pasi nuk është vetëm një punë dhe është e vështirë për njerëzit ta kuptojnë atë. Kjo është jeta, pasioni, puna dhe trashëgimia që duam ta lëmë së bashku”, tha ajo.

Ajo gjithashtu zbuloi se për pesë vitet e fundit ka qenë duke shkruar një libër rreth jetës dhe përvojave të saj.

Rita ishte vetëm një vjeçe që kur prindërit e saj u larguan nga Kosova për në Londër.

Besniku mori nën menaxhim një bar atje dhe Vera punoi si psikiatre dhe mjeke e përgjithshme. Kjo e fundit u kthye në mars në vijën e parë të frontit duke e mbështetur stafin e A&E gjatë përhapjes së madhe të coronavirusit.

Artistja shqiptare filloi të këndonte përreth Londrës dhe në lokalin e babait të saj.

Talenti i 29 vjeçares u zbulua fillimit nga reperi Jay Z, të cilën më pas e mori në labelin “Roc Nation”.

Ajo deri më tani ka sjell projekte e hite të shumta, teksa mban rekordin për dhjetë këngë më të mira nga një artiste femër në Mbretërinë e Bashkuar. Krijuesja e hitit “Anywhere” kishte një problem me “Roc Nation” në 2015, duke pretenduar se ishte neglizhuar dhe duke kërkuar që të lirohej nga kontrata.

Ndërkaq, albumi i tretë raportohet se u vonua për shkak të pandemisë dhe nuk ka të ngjarë të publikohet deri vitin e ardhshëm.

Përveç si këngëtare, Rita ka qenë pjesë si gjyqtare në ‘ITV’, ‘X Factor’ dhe ‘Masked Singer’.

Suksesi i Orës nuk është vetëm në muzikë pasi falë motrës së saj, Elenës, e njëjta ka bërë marrëveshje me shtëpinë gjermane të modës “Escada”, bizhuteritë “Thomas” Sabo dhe “Deichmann”.

“Fillova të ndihmoj motrën time, Rita, të kërkojë një menaxher dhe një avokat për ta përfaqësuar atë. Përmes këtij kërkimi ne takuam Sarah Stennett. Në atë kohë isha 19 ose 20 vjeçe dhe isha akoma në universitet. Sarah ofroi të më këshillonte ndërsa isha ende duke studiuar. Sapo u diplomova unë u bashkova me ekipin e saj për të ndihmuar në menaxhimin e Ritës”, ka thënë Elena.

“Për shembull, Rita duke qenë e para që nisi një bashkëpunim me adidas në të njëjtën kohë kur kryesonte albumet në Mbretërinë e Bashkuar. Unë gjithashtu isha shumë krenare për performancën e Ritës në Oscars 2015, menjëherë pas rolit të saj në Fifty Shades Of Grey”.

Në vitin 2014 ajo ndezi polemika kur u pa duke shijuar një drekë me Francesco Carrozzini, 37 vjeç – i dashuri i atëhershëm i këngëtares Lana Del Ray, 35 vjeçare.

Por fotografi italian, tani i martuar me vajzën e Anna Wintour, Bee, mohoi një gjë të tillë.

Dhe duke marrë parasysh gjithë këto, jeta private e Elenës duket se do mbetet private edhe për një kohë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat