E vërteta doli sheshit! Nëse po vrisnit mendjen nëse Era Istrefi dhe Julian Perretta janë të lidhur, ja ku e keni përgjigjen!

Mediale Vip

E vërteta doli sheshit! Nëse po vrisnit mendjen nëse Era Istrefi dhe Julian Perretta janë të lidhur, ja ku e keni përgjigjen!

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 09:45
Era Istrefi dhe Julian Perreta

Megjithëse janë shfaqur prej kohësh bashkë, Era Istrefi dhe Julian Perreta nuk e kanë përcaktuar asnjëherë se ç’janë në të vërtetë.

Marrëdhënia e tyre ka ngritur pikëpyetje tek publiku dhe prej kohësh është aluduar se dyshja po shijon një lidhje dashurie. Madje, fjalët e fundit të Perretta-s për Erën i hodhën më shumë benzinë zjarrit, pasi ai e quajti këngëtaren shqiptare “bota ime”.

Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”.- u shpreh ai më herët.

Epo, megjithëse besonim të kundërtën, na vjen keq t’ju themi se s’ka asnjë romancë pasi Era dhe Julian-i janë vërtetë shokë!

Në fakt, këngëtari ka prezantuar së fundmi të dashurën e tij, një bukuroshe brune e cila udhëtonte në makinë me të dhe i kishte mbështetur kokën mbi sup.

Jo vetëm kaq, por Perretta ndau edhe një foto nga pushimet në plazh, duke e bërë mëse të qartë se zemrën e tij e ka vjedhur vajza misterioze.

Pra, s’ka më fare vend për dyshime! Era Istrefi dhe Julian Perretta s’janë bashkë dhe këtë s’e luan topi!

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat